Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosi efektivin, Policia: Kërkimet për Klered Bozhanajn në Tiranë, Durrës, Elbasan e Vlorë!

Shkruar nga Newsbomb
Plagosi efektivin, Policia: Kërkimet për Klered Bozhanajn në

Klered Bozhanaj, autori i plagosjes së efektivit Edlir Alleshi ndodhet ende në arrati. Përmes një njoftimi zyrtar Policia e Tiranës ka bërë me dije se kërkimet për 42-vjeçarin po vijojnë dhe janë shtrirë në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Ndërkohë për të gjithë ata që janpin informacion për kapjen e këtij shtetasi policia ka vënë shpërbim 20 mijë euro.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme Bozhanaj hapi zjarr mbi efektivët e forcave speciale “Shqiponja”. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur inspektori Edlir Alleshi i cili menjëherë u dërgua drejt spitalit të Traumës ku dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi morën informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, u vunë në ndjekje të të dyshuarit. Gjatë ndjekjes, Bozhanaj hapi zjarr në drejtim të “Shqiponjave”, dhe si pasojë mbeti i plagosur Alleshi. Autori më pas u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme, ka vijuar kërkimi intensiv për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur në rrugën "Hysen Xhura", shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë dhe do të vijojnë kontrollet intesive, deri në kapjen e tij.   

DVP Tiranë falënderon qytetarët, për informacionet e dhëna deri tani, të cilat janë duke u verifikuar nga Policia. Policia kërkon vijimin e bashkëpunimit, duke ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm, që do të çojë në kapjen e tij.  

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese