Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosi efektivin, dëshmon para policisë Klered Bozhanaj: Jam komandant i Pentagonit

Shkruar nga Newsbomb

Klered Bozhanaj, 42 vjeçari që qëlloi dy ditë më parë me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave” Edlir Alleshi, ka dhënë dëshminë para uniformës së policisë.

Ai nuk ka dhënë detaje për ngjarjen, por është shprehur se është “komandat i Pentagonit”. Dyshohet se Klered Bozhanaj ka problame mendore dhe pritet ekspertiza për të vërtetuar nëse 42-vjeçari ka probleme, apo është ky një justifikuar për të përfituar nga një masë më e lehtë sigurie.

Kujtojmë që Bozhanaj mbrëmjen e së mërkurës hapi zjarr mbi efektivët e forcave “Shqiponja”. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur inspektori Edlir Alleshi, i cili menjëherë u dërgua drejt spitalit të Traumës ku dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale sepse kishte dy plumba në bark.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi morën informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, u vunë në ndjekje të të dyshuarit. Bozhanaj hapi zjarr dhe si pasojë mbeti i plagosur Alleshi. Autori më pas u largua nga vendi i ngjarjes dhe autoritetet ofruan 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion që çonte në kapjen e autorit. 42-vjeçari u arrestua mbrëmjen e djeshme, ndërsa iu sekuestrua edhe arma e krimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese