Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosi 6-vjecarin me kallashnikov, arrestohet autori (ZBARDHET NGJARJA-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Arrestohet autori i plagosjes së 6-vjeçarit në Martanesh mëngjesin e sotëm.

Burime nga policia bëjnë të ditur se kanë vënë në pranga, Jetmir Koxherrin, 27 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes babait të 6-vjeçarit H. Rr, dhe autorit 27-vjeçar dhe shokut të tij në një lokal. Koxherri është larguar më pas nga lokali ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shtëpisë së H. Rr, dhe plumbat kapën djalin e tij të mitur.

Mësohet se fëmija ka marrë 3 plumba në pjesën e fytyrës. I mituri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë. 

Njoftimi i plotë: 

Reagimi në kohë i Policisë vë në pranga autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese e për pasojë mbeti i plagosur një fëmijë.

Sekuestrohet arma e krimit automatik tip "kallashnikov".

Me datë 19.06.2019, rreth orës  01:15, është marrë informacion, se pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, mes shtetasve J. K., H. Rr. dhe Sh. P, shtetasi  J. K,  është larguar nga lokali dhe dyshohet se ka marrë një  armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të banesës të shtetasit H. Rr,  ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur, i cili po merr ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Bulqizës, në orët e mëngjesit, është bërë kapja e autorit të ngjarjes shtetasit J. K., 27 vjeç, banues në Krastë, si  dhe sekuestrimi i armës së krimit.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll