Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Plagosi 5 besimtarë në Xhaminë “Dine Hoxha”, avokati i Rudolf Nikollës kërkesë Apelit të togave të zeza: Të shtrohet në spital psikiatrik!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Isuf Shehi, avokat i 34 vjeçarit Rudolf Nikolla i cili pasditen e 19 prillit 2021 u fut në Xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë dhe plagosi me thikë 5 besimtarë, kërkon që klienti i tij të shtrohet në spital psikiatrik.

Tre ditë pas ngjarjes Gjykata dhe masën e sigurisë “Arrest me burg” për Rudolf Nikollën, për shka të aktit të rëndë të tij, ndërsa familjarët dhe vetë autori tha se “i dukej sikur e përndiqnin”. Anti-terrori mori në dorë hetimet pasi ngjarja ishte e rrallë në vendin tonë.

“Jam përndjekur për 1 vit, i njoh me fytyrë ata që më kanë përndjekur”, mësohet të ketë thënë ai para Gjykatës.

Në Apelin e togave të zeza, avokati Isuf Shehi ka depozituar dje kërkesën për nxjerrjen e klientit të tij nga burgu dhe shtrimin në spitalin psikiatrik, pasi ka nevojë për kurim.

Sipas Policisë, të plagosur mbetën shtetasit: Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img