Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Plagosi 34-vjeçarin në Kukës për çështje prone, autori nuk i shpëton policisë, arrestohet pas disa minutash (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rënë ka ndodhur këtë të dielë në fshatin Shtiqen të Kukësit. Mësoht se Festim Axhami është shtetasi i cili mbeti i plagosur, pas një konflikti për çështje pronësie me shtetasin Buli Murtari.

Axhami ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia pas disa minutash ndjekje ka vënë në pranga autorin i cili dyshohet që plagosi Axhamin me armë zjarri.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se ka përdorur Murtari, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit të shpejtë të Policisë, pas disa minutash ndjekjeje, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën autori dyshohet se kreu plagosjen.

Më datë 24.04.2022, rreth orës 15:42, në fshatin Shtiqen, shtetasi E. M., 56 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin F. A., 46 vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas është larguar me automjet.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. M., 56 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se ka përdorur autori.

I plagosuri shtetasi F. A., ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë


spot_img









spot_img