Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosi 3 grekët, lëshohet urdhër-arresti europian për shqiptarin (E SHKUARA E ERRËT)

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria greke ka lëshuar urdhër-arresti europian për shqiptarin Nardi Idrizi aqlias Fatbardh Idrizi, i dyshuar si autori që plagosi me armë zjarri tre të rinjtë nga Kreta. Sipas asaj që mbediat vendase raportojnë 37-vjeçari shqiptar me precedente të rënda kriminale vazhdon të fshihet dhe tenton që të shmangë policinë, e cila është duke zhvilluar kontrolle në vendet dhe zonat të cilat ai i frekuentonte përgjatë muajve të fundit.

Në policinë greke kanë mbërritur informacione se Idrizi, lindur në Durrës dhe banues në Vlorë, ka kërkuar ndihmën e grupeve të natës në Greqi dhe po përpiqet që të gjejë një mënyrë për të shpëtuar dhe për ty arratisur drejt Turqisë ose në Maltë. Megjithatë, deri më tani duket se nuk ia ka dalë, pasi policia mendon se shumë shpejt do ta vërë në gjurmë dhe do ta nxjerrë para drejtësisë.

Shërbimet e policisë në të gjithë vendin janë vënë në dijeni, në mënyrë që të jenë vigjilentë në rast të lokalizimit të 37-vjeçarit, i cili konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë, miku i tij 33-vjeçar, Emiliano Jakupi, ndodhet tashmë prapa hekurave pas rrëfimit të tij.

Nardi Idrizi është kreu i një bande të rrezikshme në Shqipëri, e përfshirë në grabitje me armë të pikave të karburanteve, kazinove dhe bankave. Në vitin 2012, ai u arrestua pas një grabitjeje me armë, gjatë së cilës hapi zjarr me kallashnikov në drejtim të policisë. Më pas, ai fshihej në shtëpinë e një miku të tij dhe u arrestua, pasi ajo që e tradhtoi ishte se pas të shtënave, ata kishin hequr kapuçët në fytyrë dhe kështu ishin vënë re nga kamerat e sigurisë.

Një vit më vonë, ai u dënua me 13 vjet burg. Idrizi u mbajt në burgun e Fierit dhe në vitin 2020 u lirua para kohe, ku lirimi shkaktoi bujë të madhe në Shqipëri, pasi 18 zyrtarë të burgjeve u akuzuan se i paguanin rrogën dhe e ndihmonin gjatë lirimit. Muajt ​​e fundit kishte ardhur në Greqi, ku iu bashkua një grupi ku ishte edhe një i afërm i tij, në zonën e Agios Pavlos. Ai frekuentonte një dyqan atje. I afërmi i autorit, i cili i përkiste këtij grupi, ishte akuzuar më parë për vjedhje dhe të shtëna me armë zjarri. Bëhet e ditur se në vitin 1998, vëllai i tij u ekzekutua nga një bandë rivale dhe që prej asaj kohe 37-vjeçari qarkullonte me identitetin e vëllait të tij të vdekur.

Emiliano Jakupi Emiliano Jakupi

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 17 dhjetor ku dy shqiptarët të identifikuar si Nardi Idrizi dhe Emiliano Jakupi qëlluan me armë zjarri 3 të rinj nga Kreta në Athinë.

Dy shqiptarët zbritën nga një fuoristradë tip “Range Rover” dhe kanë debatuar me tre të rinj nga Kreta. Më pas pasagjeri i mjetit godet me grusht një nga grekët. Prandaj shqiptari tjetër ka hapur zjarr ndaj tre grekëve, edhe pse në një zonë të populluar. Dy nga të plagosurit u transportuan në spital në gjendje të rëndë, ndërsa i treti ishte jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE: Qëlluan me armë të rinjtë në Athinë, ja dëshmia e një prej shqiptarve të arrestuar

Pas ngjarjes në prangat e policisë greke ra Emiliano jakupi, ndërsa Idrizi vijon të jetë në kërkim.

Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese