Një bloger ushtarak rus, Zakhar Prilepin është plagosur dhe shoferi i tij u vra, pas shpërthimit të një sulmi me makinë -bombë të shtunën, në rajonin e Nizhny Novgorod të Rusisë.
Kështu raportoi sot agjencia shtetërore e lajmeve TASS. Prilepin u shtrua në spital, pasi mori me një dëmtim në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikutr për jetën. Komiteti Hetimor Rus tha se ka hapur një çështje penale në lidhje me sulmin.
Vladimir Rogov, një anëtar i administratës ushtarako-civile të emëruar nga Rusia në Zaporizhzhia e pushtuar, tha se vajza e Prilepin ishte me të në momentin e incidentit, por nuk ishte lënduar.
Zakhar Prilepin, kanali i të cilit në Telegram ka më shumë se 300,000 abonentë, shtatorin e kaluar ripostoi një koment që e përshkruante tërheqjen ruse nga Kharkivnë Ukrainën lindore, si një "katastrofë". Muajin e kaluar një tjetër bloger ushtarak, Vladlen Tatarsky u vra në një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg.