Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Plagoset roja i parcelës me drogë në Fier, Policia futet në pyll dhe e gjen me kallash në dorë, ai mbush armën dhe tenton të qëllojë, efektivët kundërpërgjigjen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Roja i një parcele hashashi ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasi është qëlluar nga efektivë të Policisë së Fierit. Këta të fundit gjatë kontrollit të territorit janë futur në një zonë të pyllëzuar dhe kanë parë personin me kallashnikov në dorë.

Efektivët e Policisë i kanë bërë thirrje të ulte armën dhe të dorëzohej, por ai ka mbushur kaallashnikovin dhe ua ka drejtuar atë policëve. Për pasojë, Policia i është kundërpërgjigjur dhe roja i parcelës ka mbetur i plagosur.

Njoftim i Policisë së Fierit:

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, grupi i kontrollit të territorit, i përbërë nga punonjës të Policisë të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz të Njësisë Administrative Cakran të bashkisë Fier, ka konstatuar një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov. 

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje personit që të hidhte armën dhe mos të lëvizte, por shtetasi ende i paidentifikuar nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga punonjësit e Policisë, duke e mbushur atë me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për ta neutralizuar dhe për pasojë shtetasi ka mbetur i plagosur, për momentin jashtë rrezikut për jetën. 

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në afërsi të vendit ku u konstatua shtetasi me armë kishte dhe fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.  

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.

Në drejtim të vendngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili në bashkëpunim edhe me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img