Një ditë pas vrasjes së gazetarit amerikan, ka mbetur i plagosur rëndë një gazetar britanik i cili po raportonte për luftën në Ukrainë dhe 9 persona të tjerë.
Gazetari punonte për “Fox News” dhe në momentin e bombardimeve mbi kullën televizive në veri të Ukrainës, mori plagë të rëndë e aktualisht ndodhet në terapi intensive, raporton BBC.
Lajmi u bë me dije nga prokurorja ukrainase Irina Venediktova. Kujtojmë se një ditë më parë humbi jetën gjatë sulmeve ruse gazetari amerikan i “New York Times”, Brent Renaud.
Sondazh
Poll