Një 49 vjeçare është plagosur në vendin e punës, në një fabrikë për përpunimin e plastikës, në Peqin.
Gruaja e plagosur është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 12:30, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Elbasanit, për shkak të një dëmtimi në dorë, shtetasja D. B., 49 vjeçe, e cila paraprakisht dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës, në një fabrikë për përpunimin e plastikës.
49-vjeçarja aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”, njofton policia.
Sondazh
Poll