Hapësire reklamuese

Bota

Plagoset në atentat ish-kryeministri pakistanez Irman Khan

Shkruar nga Newsbomb
Plagoset në atentat ish-kryeministri pakistanez Irman Khan

Ish-kryeministri i Pakistanit, Irman Khan ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë një atentati ndaj tij teksa merrte pjesë në një tubim.

Persona të armatosur hapën zjarr ndaj autokolonës së Khan, teksa ai po drejtonte një protestë për në Islamabad, ku do të kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas informacioneve paraprake nga mediat pakistaneze, Khan ka arritur të shpëtojë, por ka mbetur i plagosur me një plumb në këmbë. Katër persona të tjerë që e shoqëronin gjithashtu kanë mbetur të plagosur, përfshi edhe senatorin Faisal Javed Khan.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Wazirabad në veri të vendit.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.