Një minator i një miniere në Bulqizë është dërguar ditën e sotme në spital.
Ajo që e bën edhe me të rëndë ngjarjen është se minatori, shtetasi Sh.Ç., 60 vjeç është dërguar me një makinë private dhe është lënë para derës së spitalit.
Nuk dihet ende identiteti i minatorit dhe as se në cilën galeri punonte. 60-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kome.
Grupet hetimore kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjes dhe për identitifikimin e personit që e la në derën e spitalit.
Sondazh
Poll