Një shtetas kosovar është plagosur me thikë në Kune të Lezhës mbrëmjen e kësaj të enjte.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit në Shëngjin, ku një pushues nga Kosova, 59-vjeçari Selim Bllaci është plagosur me thikë në zemër nga një tjetër shtetas kosovar paidentifikuar.
Mësohet se i plagosuri është transportuar për në spitalin e Tiranës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit si dhe vënien në pranga të autorit.
Sondazh
Poll