Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagoset me thikë 35 vjeçari në Sarandë, i dënuar me burg për vrasje (EMRI - FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur në Sarandë, në mesnatë. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Besmir Uka, i cili është dërguar me urgjencë në spital pasi është qëlluar disa herë me thikë.

Ky shtetas rezulton i dënuar më parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010. Gjatë kohës që vuante dënimin, 35 vjeçari është proceduar penalisht pasi është denoncuar nga një 16 vjeçare se e kërcëntonte përmes mesazheve në Facebook.

Besmir Uka ka precedente penalë edhe për “dhunë në familje”, “drejtim mjeti pa patente”, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e plagosjes, i cili paraprakisht dyshohet si konflikt banal.

htetasi i plagosur ne Sarande, Besmir Uka

Vetë i plagosuri nuk ka mundur të flasë për uniformat blu pasi ka pasur plagë të shkaktuara nga goditjet me thikë në zonën e barkut dh është futur menjëherë në operacion.

 Sarandë/Informacion paraprak

Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese