Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagoset me thikë 17 vjeçari në Sukth, niset me urgjencë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një 17 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Sukth.

I riu është dërguar me urgjencë në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

I plagosur ka mbetur Elvis Zira. Autori i dyshuar i ngjarjes është M.I., dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

"Më datë 22.09.2020, rreth orës 15:30, në Sukth, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E.Z.,17 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M.I., dhe shërbimet e Policisë janë  vënë në ndjekje  të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes", thotë policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll