Një djalë i mitur është goditur me thikë mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur për mediat kosovare zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti, e cila ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes.
I plagosuri, 16 vjeçar është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, ët cilët janë larguar menjëherë nga vendgjarja.
“Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku dyshohet se një person (mashkull) 16 vjeç, ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.