Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një 32 vjeçar në Durrës, dyshimet e para (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Plagoset me armë zjarri një 32 vjeçar në Durrës,

Një 32 vjeçar i plagosur me armë zjarri është paraqitur sot në spitalin e Durrësit.

Bëhet me dije se shtetasi Armand Hoxha, 32 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur lehtë, në këmbë, me një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje.

Mësohet se Hoxha tashmë është arrestuar, pasi akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur lehtë, në këmbë, me një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll