Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gazi të Athinës, ku kanë mbetur të plagosur me armë zjarri tre të rinjë nga Kreta.
E teksa kanë kaluar 24 orë nga ngjara, autoritet greke kanë arritur të identifikojnë dy autorët e ngjarjes. “Ta Nea” raporton se autorët janë shqiptarë, pjesë e një bande kriminale të përfshirë në vrasje, zhvatje dhe trafik droge.
Në videon e mëposhtme shihen dy autorët duke folur me tre të rinj, në një moment situata ka agravuar dhe janë përplasur fizikisht, më pas një nga shqiptarët nxjerr armën e zjarrit dhe qëllon dy personat me të cilët debatoi dhe një tjetër që po shihte sherrin.
Pas ngjarjes, sikur mos kishte ndodhur asgjë autorët kanë hipur në “Range Rover” dhe janë arratisur. Sipas raportimit policisë greke vlerëson se dy personat janë anëtarë të një bande tejet të rrezikshme nga Shqipëria, ndërsa i lidh edhe me një vrasje të ndodhur pak muaj më parë në Nea Joni, konkretisht atë të 40 vjeçarit Pëllumb Islami. Policia ka shtuar kontrollet pasi druhen se autorët mund të arratisen drejt Shqiëprisë.
Sa për të plagosurit bëhet me dije se një 33-vjeçar i është nnështruar një operacioni, një 28-vjeçar ndodhe në terapi intensive, ndërsa tjetri është plagosur lehtë
@protothema.gr #gazi #pyrovolismoi #crime #crimetok #protothema #greektiktok #tiktokgr ♬ News, news, seriousness, tension(1077866) - Lyrebirds music