Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosen me thikë dy të mitur pranë stadiumit “Loro Boriçi”

Shkruar nga Newsbomb
Plagosen me thikë dy të mitur pranë stadiumit “Loro

Një sherr me thikë ka ndodhur mes 3 të miturish  në Shkodër pranë stadiumit “Loro Boriçi”,

Nga konflikti mes të miturve kanë mbetyur të plagosur një 13 vjeçar dhe një 15-vjeçar.

Autori i plagosjes është i mitur E. K., rreth 14 vjeç, i cili pas sherrit banal është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është venë në kërkim, ku më pas edhe e ka arrestuar.

Dy të rinjtë e plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës për trajtim mjekësor, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi te stadiumit “Loro Boriçi”, rreth orës 18:15, ku po luhej ndeshja Vllaznia - Skenderbeu.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur "Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë)  dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon kontrollolli i zonën, për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese