Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosën me thikë bashkatdhetarin, arrestohet një nga vëllezërit shqiptar, policia greke në kërkim të autorit tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Plagosën me thikë bashkatdhetarin, arrestohet një nga

Policia greke ka vënë në pranga një nga vëllezërit shqiptarë, të cilët plagosën me thikë bashkëatdhetarin e tyre, në Mastichar të Kos.

Sipas medieve greke mësohet se deri më tani nuk është zbuluar ende shkaku i ngjarjes së rëndë, ndërkohë policia vijon të jetë në kërkim të autorit tjetër.

I plagosuri ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, por ende nuk është në gjendje të dëshmojë për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje dhe për të zbuluar arsyen se pse dy vëllezërit shqiptarë e sulmuan.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës. Policia menjëherë u vu në kërkim të autorëve ku bëri të mundur arrestimin e një prej tyre, ndërkohë po punon për kapjen e shqiptarit tjetër.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese