Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosën me armë zjarri Iliaz Ismailin në Berat, arrestohen dy persona, shpallen në kërkim katër të tjerë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Plagosën me armë zjarri Iliaz Ismailin në Berat, arrestohen dy

Dy persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Berat, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, Iliaz Ismailin.

Në lidhje me ngjarjen kanë rënë në pranga Adriatik Shabanaj, 35 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Rroskovec dhe Aurel Filaj, 32 vjeç., banues në fshatin Otllak, Berat, autorët e ngjarjes.

Policia në lidhje me ngjarjen ka shpallur në kërkim dhe katër persona të tjerë, shtetasit: F.Sh., 30 vjeç, I.N., 48 vjeç, M.H., 33 vjeç dhe N.T., 32 vjeç, të dyshuar si bashkëpuntorë.

Kujtojmë që pasditen e djeshme u qëllua me armë drejt 33-vjeçarit në Dimal, i cili nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Anglia.

Iliaz Ismaili u plagos me armë zjarri në këmbë dhe gjoks dhe ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Poshnje ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjeçar.

Identifikohen, kapen dhe arrestohen 2 prej autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkëautorë

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor për zbulimin dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi I.I., 33 vjeç, bazuar në veprimet hetimore për të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe në provat e grumbulluara, u bë e mundur  identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Berat dhe Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim edhe me DVP Fier bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të dy prej autorëve të dyshuar të ngjarjes:

Ata janë, shtetasit A.Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Rroskovec dhe A.F., 32 vjeç., banues në fshatin Otllak, Berat.

Në vijim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëautorët e tjerë të kësaj ngjarje, shtetasit: F.Sh., 30 vjeç, I.N., 48 vjeç, M.H., 33 vjeç dhe N.T., 32 vjeç.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale "Vrasje me dashje", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll