Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Plagosën kushëririn e Ervis Martinit, policia zbulon dhe shpall në kërkim dy autorët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Kurbinit  zbardh ngjarjen dhe zbulon identitetet e autorëve të plagosjes së Edon Martinint, ditën e djeshme në lagjen nr.1 të Laçit. Nëpërmjet hetimeve, forcat e rendit kanë shpallur në kërkim G.R. 21 vjeç dhe A.L. 25 vjeç.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat e ‘’vrasjes së mbetur në tentativë’’ dhe ‘’armëmbajtje pa leje’’.

Konflikti mes tyre nisi një javë më parë dhe degjeneroi në përdorimin e armëve.

Edon Martini është kushëriri i biznesmenit të njohur Ervis Martini, njëri prej personave të përfshirë në atentatin famëkeq të tetorit të vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë truproja i tij Rigers Gaxha dhe u plagos Ervis Martini me Eljon Hato.

‘’Kurbin

Policia e Komisariatit Kurbin zbardh ngjarjen e ndodhur dje në Laç, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E.M.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të identifikuar

Policia e Komisariatit Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, menjëherë pas ngjarjes ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja e dinamikës së ngjarjes së ndodhur dje në lagjen nr.1 Laç, ku shkak dyshohet vijim i një konflikti për motive të dobëta ndodhur para disa javësh, i cili ka vazhduar edhe dje duke u përshkallëzuar në plagosjen me armë zjarri të shtetasit E.M. që ndodhet në spital.

U shpallën në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e shtetasve:

– G.R. vjeç 21, banues në Laç i dyshuar për veprat penale ” Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”

– A.M. ( L.), vjeç 25 , banues në Laç për veprat penale ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe ” Moskallëzim krimi”.

Vazhdon puna policore intensive për kapjen e tyre si dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.’’

Më shumë




spot_img








spot_img