Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
2.6kmh
75 %
Pre
17 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Plagosen dy punëtorët e ndërtimit, procedohet drejtuesi teknik dhe adminsitratori i firmës në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy punëtorë janë aksidentuar gjatë kohës që ishin duke punuar në një pallat ndërtimi në Tiranë.

Shtetasit me iniciale A. L dhe R. P, kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje Policia ka proceduar penalisht për shkelje të rregullave në punë, drejtuesin teknik të firmës, shtetasin E. Xh., 50 vjeç, si dhe administratorin shtetasin A. K., 43 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” shtetasit E. Xh., 50 vjeç, me detyrë Drejtues teknik i një firme dhe A. K., 43 vjeç,(administratori i firmës) pasi në një pallat në ndërtim janë dëmtuar aksidentalisht në punë dy punëtorët A. L dhe R. P, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë




spot_img








spot_img