Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagosën dje me thikë 38-vjeçarin në Shkodër, arrestohen dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Arrestohen dy vëllezërit e shpallur në kërkim ditën e djeshme në Shkodër dhe bashkëpunëtori i tyre, për plagosjen me thikë të 38-vjeçarit, Vat Shpati.

Mësohet se policia ka vënë në pranga vëllezërit Aleks dhe Luigj Martini dhe shtetasin me iniciale S.P.

Këta persona plagosën me thikë pas një konflikti të çastit 38-vjeçarin dhe pas kësaj janë larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa Shpati është dërguar në spital dhe është nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Shkodër/ Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mesditën e 12 gushtit, ku ka mbetur i plagosur shtetasi V. Sh.

Vihen në pranga nga Policia e Shkodrës 3 autorët e dyshuar të ngjarjes

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe intensive u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

S.P. 36 vjeç, banues në Shkodër.

A.M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, (vëllezër).

Më datë 12.08.2019, rreth orës  12:10, në lagjen "Mark Lula", pas një konflikti të çastit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin V. Sh. 38 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” e Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll