Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Mër
14 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Plagosën 43-vjeçarin me thikë dhe i gjuajtën me gurë makinës në Lekbibaj, shpallen në kërkim babai “trim” dhe dy djemtë e tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tropojës ka shpallur në kërkim tre persona, përkatësisht babanë dhe dy djemtë e tij, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një 43-vjeçar në aksin Lekbibaj- Fierzë.

Në kërkim janë shpallur personat me inicialet:  M., 45 vjeç, Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatij Tetaj, të cilët gjithashtu i kanë dëmtuar me gurë automjetin tip “Volkswagen”.

I plagosuri është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.

Njoftimi i policisë/ Tropojë

Plagosin me mjet të mprehtë ( thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shpallen në kërkim babai me dy djemtë si autorë të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasit;

N. M., 45 vjeç, Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatij Tetaj.

Në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë, këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin P. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Fierzë, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.

Gjithashtu, i kanë dëmtuar me gurë automjetin tip “Volkswagen”.

Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” , “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në bashkëpunim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img