Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plagos nipin me sende të forta, arrestohet 57-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një 57-vjeçar është arrestuar në Cërrik. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë N.K, 57-vjeç, banues në fshatin Shkozë.

Arrestimi i këtij të fundit është bërë pasi akuzohet se ka plagosur me sende të forta nipin e tij, M.K 34-vjeç.

Sakaq, ky i fundit ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll