Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

PL e gatshme për kandidat të përbashkët, Meta: PD ka 10 vjet në opozitë, votuesit e saj janë të dëshpëruar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ilir Meta thotë se partia që ai drejton është e gatshme për të garuar me kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të mbahen në pranverën e vitit 2023. Sipas tij, Partia e Lirisë është e gatshme me kushtin e vetëm që kandidatët të jenë të gjithëpranuar.

“Ambiciet tona ne i kemi të qarta. PD duhet të jetë më optimiste se ndjekësit e saj janë të dëshpëruar në kërkim të një fitoreje. Kjo është një mundësi që nuk mund të humbet”, u shpreh Meta, i ftuar në Report Tv.

Kreu i Partisë së Lirisë tha se ata do të pranojnë edhe nëse kandidati për Tiranën, bashkinë më të madhe të vendit, propozohet nga Partia Demokratike. Ai u shpreh se vendi është në kushtet e një “regjimi mafioz” dhe kjo i imponon opozitës daljen me një kandidat.

“Jemi në kushtet e një regjimi mafioz dhe kjo i imponon opozitës që të dalë me një kandidat të përbashkët në çdo bashki të Shqipërisë. Padiskutim dhe në Tiranë, dhe në bashkitë kryesore, për të unifikuar votën e të gjithë popullit opozitar. Në këtë plan qëndrimi unë ka qenë që të kemi 61 kandidatë të përbashkët.

Ambiciet tona ne i kemi të qarta. PD duhet të jetë më optimiste se ndjekësit e saj janë të dëshpëruar në kërkim të një fitoreje. Kjo është një mundësi që nuk mund të humbet.

Ne jemi shumë të qartë si Parti e Lirisë. Unë besoj se PD është e qartë, pas 10 vitesh në opozitë duhet të jetë më e qartë se asnjëherë tjetër. Jam 100% i gatshëm të mbështes një kandidaturë të PD, me kushtin që të jetë gjithëpërfshirëse”, vijoi Ilir Meta.

Më shumë




spot_img








spot_img