Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Pre
11 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
15 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

PL dhe PD bëhet bashkë, thërrasin në Parlament ERE-në: Pse e pesëfishuat çmimin e energjisë?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i PL, Petrit Vasili bën me dije se kanë thirrur në Parlament Entin Rregullator të Energjisë (ERE), për pesëfishimin e çmimit të energjisë.

Vasili shkruan se 15 deputetë të Partisë së Lirisë së bashku me të PD, kanë thirrur ERE që të tregojë në Parlament se përse iu bind urdhërave të kryeministrit Edi Rama të rritur çmimin e energjisë për ata që kalojnë 800 KWH.

“E kemi thirrur të tregojë se çfarë i mbetet ERE-s, kur vete Edi Rama e hedh poshtë po vetë Vendimin e ERE-s të një dite më parë. Menaxhimi mafioz i energjisë nga Edi Rama dhe qeveria është fakt që nuk e luan topi dhe i provuar me dokumente dhe të dhëna pa fund, të cilat vetëm ERE beri sikur nuk i pa dhe sikur harroi” shkruan Vasili ndër të tjera.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Llogaridhenia nuk ndalet, kemi thirrur ERE-n ne Parlament per pesefishimin e cmimit te energjise!

Kemi thirrur ERE-n ne Parlament, qe te jape llogari per vendosjen çmimit te energjise pese fish me te larte pas 800 KË per qytetaret.

15 deputete te Partise se Lirise dhe te Partise Demokratike se bashku, kemi thirrur te ERE- n te tregoje publikisht ne Parlament se pse ju bind urdherit politik te Edi Rames per te pesefishuar çmimin per qytetaret.

E kemi thirrur te tregoje se si shkeli pavaresine e saj te garantuar me ligj per t’ju bindur urdherit te çmendur te Edi Rames, i cili ishte pa asnje baze, por thjesht nje provokim ndaj qyetareve.

E kemi thirrur te tregoje se cfare i mbetet ERE-s, kur vete Edi Rama e hedh poshte po vete Vendimin e ERE-s te nje dite me pare.

Menaxhimi mafioz i energjise nga Edi Rama dhe qeveria eshte fakt qe nuk e luan topi dhe i provuar me dokumente dhe te dhena pa fund, te cilat vetem ERE beri sikur nuk i pa dhe sikur harroi.

Provokimet neveritshme te Edi Rames ndaj qytetareve dhe presioni i tij me energjine gjeten mbeshtetjen e ERE-s, e cila me Ligj duhej te ishte bariere dhe jo ortak i tij.

Aksioni i opozites per llogaridhenie dhe nxjerrjen e pergjegjesive ne emer te qytetareve nuk do te ndalet.

Më shumë




spot_img








spot_img