Hapësire reklamuese

Rajoni

Pjesëtarët e listës serbe bëjnë “karshillëk”, të bashkuar i drejtohen kutive të votimit në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Pjesëtarët e listës serbe bëjnë

Lista Serbe është partia e vetme serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet merr pjesë me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Pjesëtarë të këtij subjekti janë parë bashkërisht të dielën duke u nisur për të votuar në Mitrovicë të Veriut, për zgjedhjet lokale të Kosovës.

Në mesin e grupit janë parë punonjës të institucioneve që financohen nga Serbia, nga sektori i arsimit, shëndetësisë dhe sektorë tjerë.

Votimi i organizuar në Mitrovicë të Veriut është kthyer në diçka të zakonshme në zgjedhjet e Kosovës.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, Lista Serbe pati fituar 10 komuna.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), Valmir Elezi ka thënë të dielën se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet për zgjedhjet lokale.

Në konferencën e parë për media, Elezi ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, që të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist./Rel

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.