Hapësire reklamuese

Politikë

'Pjesëtarët e KÇK-së e dinë që s'e kalojnë vettingun', Balla - deputetëve për buxhetin: Ata para jush kanë qarë

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_285506" align="alignnone" width=""]Taulant Balla[/caption]

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar ndaj akuzave të opozitës për aktin normativ të buxhetit, teksa tha se rishikimi është një politikë e konfirmimit të stabilitetit financar e buxhetor të vendit.

Sipas Ballës, defiçiti buxhetor në vendin tonë është më stabli në krahasim me vendet e rajonit, ndërsa pretendon se përmes aktit po rritet financimi me 4 mld lekë për pushtetin vendor.

“Nisur edhe nga reagime të opozitës lidhur me aktin normativ për buxhetin, dua të them që rishikimi i buxhetit është një politikë e konfirmimit të stabilitetit financar e buxhetor të vendit.

Edhe në ekonomitë më të zhvilluara, në gjysmën e dytë të vitit, qeveria vendos të rishikojë buxhetin me qëllim rialokimin e të ardhurave. Ky akt normativ ka tre veçori kryesore: nuk ka ndryshim në të ardhura, nuk prek shpenzimet e përgjithshmë të buxhetit dhe padyshim nuk prek as deficitin.

Jemi në kushtet që niveli i deficitit buxhetor mbetet në kushtet aq sa ishte parashikuar në fillim të vitit, ju nuk keni qenë në këtë sallë, por ata që ishin këtu para jush, kanë bërtitur, kanë qarë me arsyetimin se buxheti i vitit 2019 ishte një buxhet ku do të thellohej deficiti. Aspak. Krahasuar me të gjitha vendet e rajonit, ky është defiçiti më stabil në krahasim me vendet e rajonit. Edhe bilanci primar fiskal vijon të jetë tregues pozitiv, madje me sufiçit. Për herë të parë pas 20 vitesh u kthye nga negativ në pozitiv. Ndaj kemi sot një akt normativ, përmes këtij akti rrisim financimin me 4 mld lekë për pushtetin vendor", tha Balla, ndërsa foli edhe për grupin KÇK (Kap ç'a t'kapësh), për të u shpreh se nuk ka për t'i shpëtuar vettingut.

"Kush u mundua të pengojë reformën në drejtësi e ka marrë sot mesazhin e qartë nga suksesi i këtij procesi, i cili është vetëm në fillim të vet. Ka ende prokurorë e gjyqtarë që e dinë që se kalojnë dhe janë bërë pjesë e asaj bande të papranueshme KÇK që duhet gjetur mekanizmi për ta parandaluar. Por, procesi i vettingut është garancia që Shqipëria europiane është në drejtimin e duhur, sa i përket një sistemi drejtësie të pavarur.

Kemi në proces në Kuvend, kandidatura që i takojnë kuvendit për kushtetueses dhe brenda afatit 30 ditor, Kuvendi do ezaurojë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur anëtarët.

Para krishtlindjeve do ishte mirë që kuvendi të plotësonte vendet, sikurse dhe presidenti i republikës duhet të veprojë sipas kushtetutës, brenda afateve për kërkuara", deklaroi Balla.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.