Tirana
clear sky
12 ° C
12 °
12 °
94 %
2.1kmh
0 %
Pre
23 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Pjesëmarrje e lartë në Elbasan edhe pas ngjarjes së rëndë, Balla: Po dalin masivisht për fitoren e PS! Provokimet i bën PD-ja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka folur për procesin zgjedhor në këtë qark, ku tha se deri më tani ky proces po ecën shumë normal.

Ai falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen e  lartë në zgjedhje, ndërsa iu bëri thirrje mbështetësve të PS, të cilët ende nuk kanë votuar, të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për fitoren e PS. 

“Proces shumë normal, një ditë e shkëlqyer, jo vetëm nga temperaturat  e larta, por edhe për diellin. Me përjashtim të ndonjë problematike të vogël me funksionimin e aparatit fotografik,. Unë falenderoj popullin e Elbasanit për pjesëmarrjen e lartë. Bëj thirrje edhe për ata mbështetës të PS që nuk  votuar, të dalin të votojnë për të ardhmen dhe punë të mëdha që na presin këtu në Elbasan. Nuk duhet të krahasohemi më 2017.Pjesëmarrrja në Elbasan shpreh vullnetin e madh për të mbështetur PS. Sa më e madhe pjesëmarrja, aq me e thellë fitorja e PS”, tha Balla.

Pyetje: Si ndihesh pas situatës në Elbasan?

Balla: Unë iu kam thënë që provokimet kanë ardhur si pasojë e PD, e cila nuk ka gjetur mbështetje tek qytetarët e Elbasanit. Vazhdoj t’u bëj thirrje atyre që ende nuk kanë votuar, të marrin pjesë në zgjedhje.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

Mapo

GSH

Dita

Koha Jone

Fjala

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img