Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Pjesëmarrja në zgjedhje, KZQ jep shifrat zyrtare dhe i bën apel qytetarëve: Shkoni VOTONI!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7260825c6aeb7cc1e2325b2148af008f

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen në votime deri në këto momente.

Sipas të dhënave deri tani, pjesëmarrja në votime është12%. KQZ ka informuar se ‘janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër.

KQZ i ka bërë apel qytetarëve të marrin pjesë në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës.

‘Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore.

Vlen të theksohet se, 53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht.

Deri tani pjesëmarrja në votime është: 12%. Kjo është një e dhënë paraprake, e cila ndryshon në bazuar në informacionin që Qendrat e Votimit kanë përcjellë në qendrën e të dhënave në KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i’u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota’, u shpreh zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha në deklatarën për media.

 

 

Më shumë

spot_img
spot_img