Tirana
few clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
56 %
4.6kmh
20 %
Sht
5 °
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Pjesëmarrja në klipin e Florit dhe Ledrit, Sara Kapo: Më është kthyer në mankth

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sara Kapo, vajza që shfaqet në videoklipin “Beautiful” të Flori Mumajesit dhe Ledri Vulës, ka folur për eksperiencën e saj pas publikimit të këngës.

Kapo ka thënë për emisionin “da’Sara” se pjesëmarrja në atë videoklip i është kthyer në mankth. Ajo shprehet se nuk e priste të ishte në qendër të videoklipit dhe të flitej kaq shumë për të.

“Është mankthi im sepse sa herë vihet më çojnë video, audio ose foto. Nuk mendoja kurrë që do të ishte kaq e përsëritur. Në fillim ishte bukur sepse isha imazhi i atij klipi, por pastaj u bë e bezdisshme. Sa hap radion dëgjohet ajo këngë, kudo edhe në club edhe lokal dhe është e bezdisshme sepse të gjithë thonë ti je ajo vajza. Nuk e dija që do të isha unë në qendër të atij klipit dhe thoja se askush nuk do të merret me mua, por Flori më tha se kanë për t’u marrë edhe me ty shumë”, u shpreh Sara.

Kënga “Beautiful” në vetëm një muaj nga publikimi ka gati 8 milion shikime në kanalin “Youtube”, si dhe është një prej hiteve të kësaj vere.

Më shumë


spot_img









spot_img