Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
38 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

“Pjesëmarrja e grave në ushtri, i forcon ato edhe në shoqëri”, ambasada angleze ndan historinë e kapitenes Albana Strori

spot_img

Lajme të ngjashëm

Albana Strori është kapitene në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, por e stërvitur dhe e trajnuar me forcat ushtarake në Britaninë e Madhe.

Foto e saj bashkëngjitur me një citim është publikuar në faqen e ambasadës së Britanisë së Madhe, në kuadër të angazhimit të vetë institucionit të ambasadës për barazi gjinore.

“Shpresoj që në të ardhmen të ketë një rritje të përfaqësimit të grave në operacionet ushtarake, duke sjellë një vlerë të shtuar në shoqëri. Prezenca e një ushtareje grua mund të fuqizojë edhe gratë dhe vajzat civile dhe të rrisë pjesëmarrjen e tyre në sektorin e sigurisë”, thotë Kapitene Albana Strori.

Ambasada angleze ka nisur një “fushatë promovimi” me disa histori suksesi të disa vajzave dhe grave të talentuara që mbajnë role drejtuese në Ushtrinë shqiptare dhe kanë kryer trajnime në Britani. Përmes projektit “Gra, Paqe dhe Siguri” synohettë mbështetet pjesëmarrja e plotë dhe të barabartë të grave në Forcat e Armatosura si dhe në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.

Më shumë

spot_img