Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kreydemokratit Lulzim Basha, pasi ky i fundit e ka quajtur pjesë të “trekëndëshit të Bermudës” së bashku me kryeministrin Rama dhe Sali Berishën.
AI u shpreh në Syri Tv se kur shikon këtë lidership, i rritet respekti për Ramiz Alinë. Meta tha se ka kërkuar të ketë gjithmonë zgjedhje gjithëpërfshirëse, ndërsa akuzoi Bashën se ka braktisur zgjehdjet dhe ka ndërruar bravat e selisë.
“Unë e kam thënë dhe po e them, nuk e kam menduar kurrë që Shqipëria do të arrinte në këtë farë derexheje. Më është rritur shumë respekti për Ramiz Alinë, kur shikoj lidershipin aktual. Ramiz Alia shtyu zgjedhjet që të hynte opoizta. Ndodhi ajo që ndodhi në 2 prill, mori përsipër dhe shpalli zgjedhjet e parakohshme. U zgjodh President, por kur fitoi pala tjetër i tha “merre edhe Presidentin”.
Sot kemi politikanë që akuzojnë Ilir Metën për tranzicionin, pse? Sepse Ilir Meta ka kërkuar të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse? Çfarë tranzicioni mor vëlla, vota! Nuk dua të marr pjesë në zgjedhje, braktis zgjedhjet, vendos brava. Ku jemi ne”, u shpreh Meta.