Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
31 °
Enj
31 °
Pre
31 °
Sht
30 °
E martë, 24 Maj, 2022
spot_img

Pjesë e trafikut të kokainës, SPAK konfiskon 9 pasuri të Dedë Pjetrit dhe ia kalon shtetit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Apeli i GJKKO ka konfirmuar konfiskimin e nëntë pasurive të Dedë Pjetrit dhe familjarëve të tij, duke i kaluar në pronësi të shtetit.

Vendimi është marrë ditën e sotme për pronat e Pjetrit dhe të afërmve të tij, 3 ara, 4 troje dhe 2 njësi banimi.

Pjetri ishte pjesë e grupit të  Valentin Selajt, i cili u arrestua në nëntor të 2017 ,gjatë një operacioni antidrogë në Firence, i cilësuar si koka e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali.

NJOFTIMI:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 11.05.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen me nr. 57 akti, datë 07.03.2022 regjistrimi, mbi ankimin e subjektit D.P. dhe personave të afërm, lidhur me “Vendimin nr. 23, datë 29.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar mbi konfiskimin e disa pasurive”, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova, Saida Dollani dhe Daniela Shirka vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 23, datë 29.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë:

Konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive:

1) Lloji i pasurisë arë, nr. {…}, ZK {…}, vol {…} faqe {…}, adresë {…}, me sipërfaqe totale 1 000 m2, datë regjistrimi {…}, në emër të shtetases D.P. (Gj.).

2) Lloji i pasurisë truall, nr. {…}, ZK {…}, vol {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 347.70 m2, datë regjistrimi {…} bashkë me një godinë banimi dy katëshe miratuar leja e legalizimit nr. {…} datë {…} (sipërfaqe e katit përdhe 97.7 m2, sip e katit të parë 135 m2); në emër të shtetasit M.P.

3) Lloji i pasurisë truall, pasuria nr. {…}, ZK {…} vol {…} faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 300.10 m2, data e regjistrimit {…}, bashkë me një godinë banimi tre katëshe miratuar leja e legalizimit nr. {…} datë {…} (sipërfaqe e katit përdhe 88.4 m2, sipërfaqe e katit të parë 125.5 m2 dhe sipërfaqe e katit të dytë 125.5 m2) në emër të shtetasit D.P.

4) Lloji i pasurisë truall, pasuria nr. {…}, ZK {…}, vol {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 232.80 m2, datë regjistrimi {…}, bashkë me një godinë banimi një katëshe për të cilën është miratuar leja e legalizimit nr. {…} datë {…} (sipërfaqe e katit 93.3 m2); në emër të shtetasit I.P.

5) Lloji i pasurisë Njësi, pasuria nr. {…}, ZK {…}, vol {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 230.60 m2, data e regjistrimit {…}, në emër të shtetasit I.P.

6) Lloji i pasurisë arë, nr. {…}, ZK {…}, vol {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 1000 m2, data e regjistrimit {…}, në emër të shtetasit L.P.

7) Lloji i pasurisë truall, pasuria nr. {…} ZK {…} vol {…} faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 403.80 m2, datë regjistrimi {…}, bashkë me një godinë banimi një katëshe, miratuar leja e legalizimit nr. {…} datë {…} (godinë banimi 1 kat, sipërfaqe e katit 143.8 m2); në emër të shtetasit L.P.

8) Lloji i pasurisë arë, pasuria nr. {…}, ZK {…}, vol. {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale 1000 m2, data e regjistrimit {…}, në emër të shtetasit L.P.

9) Lloji i pasurisë njësi, nr. {…}, ZK {…}, vol {…}, faqe {…}, adresa {…}, me sipërfaqe totale e pasurisë 256.30 m2, datë regjistrimi {…}, në emër të shtetasit L.P.

Lënien në fuqi të vendimit nr. 23, datë 29/10/2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesët e tjera të tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img