Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pjesë e stërvitjes “Defender Europe 21”, mbërrin në Rinas avioni me 267 ushtarë amerikanë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vetëm pak minuta më parë është ulur në aeroportin e Rinastit avioni me 267 ushtarë amerikanë, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen që po mbahet në vendin tonë në kuadër të “Defender Europe 21”.

Stërvitja ka nisur në Shqipëri në datën 26 prill dhe do të vijojë deri më 20 qershor të këtij viti, ku do të marrin pjesë më shumë se 28 mijë ushtarë nga 26 vende të botës.

DEFENDER-Europe 21është një stërvitje e përbashkët mbrojtëse shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda në Evropë dhe ajo në Afrikë e ushtrisë së SHBA-së. Kjo stërvitje synon të ngrejë gatishmërinë dhe realizojë ndërveprimin midis ushtrisë së SHBA, NATO-s dhe ushtrive partnere, në mënyrë që bashkërisht të jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

Kjo stërvitje do të përfshijë disa manovra dhe aktiviete ushtarake. Kryesoret janë: Përgjigja e Shpejtë (1 -15 maj 2021) që ka të bëjë me operacione ajrore në Estoni, Bullgari dhe Rumani, ku do të përfshihen më shumë se 7,000 trupa nga 11 vende; Përgjigja e menjëhershme (15 maj – 1 qershor) ku më shumë se 5.000 trupa nga 8 vende do të shpërndahen në 31 zona trajnimi në 12 vende të ndryshme për të kryer trajnime dhe stërvitur për të hapur zjarr realisht. Do të ketë edhe një operacion të përbashkët logjistik në bregdet; Mbrojtja kalorsiake (15 maj- fillim qershori)  ku më shumë se 13.000 trupa do të kryejnë gjuajtje reale dhe operacione reale mbrojtëse me raketa si edhe një evakuim mjekësor në shkallë të gjerë; Stërvitja e Komandës post manovre (qershor 2021). ku afërsisht një personel prej  2.000 vetësh do të bëjë manovra për aftësinë e shtabit për të komanduar forca tokësore shumëkombëshe në një mjedis të përbashkët dhe të kombinuar stërvitor, ndërkohë që kryen operacione në botën reale në 104 vende në dy kontinente.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img