Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Pjesë e organizatës kriminale, arrestohet “tironsi” i shumëkërkuar, pritet të dënohet me 20 vite burg në Itali

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 40 vjeçar banues në Tiranë, është arrestuar nga Policia e kryeqytetit në bashkëpunim me shërbimet e Rrugores. Ky shtetas i identifikuar vetëm me inicialet A. I. alias I. M, do të ekstradohet në Itali pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Strukturat hetimore në DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– A. I. alias I. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Salernos, Itali, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vite burgim. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit të Trafiqeve në DVP Tiranë u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img