Një 56-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim në vendin tonë, është dënuar me 20 vite burg në Gjermani.
Shqiptari i identifikuar si Fiqiret Deda është dënuar për shkak se ka qenë pjesë e një karteli shumë të fuqishëm droge në Gjermani. Bashkë me shqiptarin janë dënuar dhe pjestarë të tjerë të grupit që operonte në disa qytete gjermane.
Edhe në Shqipëri Deda ka marrë një dënim me 11 vite e gjashtë muaj burg, po ashtu për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike, po që nuk e shlyeu pasi dënimi është dhënë në mungesë, po ashtu për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.