Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pjesë e një grupi “skifterësh” që grabitën mbi 60 vila në Francë, dënohet me 11 vite burg Bardh Hoti, vodhi para e bizhuteri

Shkruar nga Newsbomb
Pjesë e një grupi “skifterësh” që grabitën

Gjykata Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për dënimin me 11 vite burg për shtetasin Bardh Hotin, i cili akuzohet se vodhi 150 mijë euro (70,000 € cash dhe sende me vlerë) në Francë.

Ky shtetas u arrestua gjatë operacioni t‘Aquila 2019’ në maj të vitit 2019, si pjesë një grupi hajdutësh që vodhën më shumë se 60 banesa në Francë.

Gjithashtu gjatë këtij operacioni u arrestuan edhe 7 shqiptarë të tjerë, nën akuzën e vjedhjeve me forcë të rreth 70 apartamenteve në Nancy të Francës. Grupi u akuzua për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal. Vlera e sendeve të vjedhura kapte vlerën e 300 mijë eurove, duke përfshirë këtu bizhuteri, sende me vlerë dhe para cash. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.