Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pjesë e një grupi kriminal, kush është shqiptari që u vra nga bashkëkombasi

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Gjermani, ku u gjet i vrarë me plumb në kokë një i ri.  Autor i kësaj vrasje dyshohej një 17-vjeçar me origjinë shqiptarë.

E teksa kanë kaluar tre ditë nga ngjarja e rëndë, është identifikuar dhe trupi i viktimës dhe bëhet fjalë për një 27-vjeçar që prej tre vitesh jetonte në Gjermani. Mediat e huaja bëjnë me dije se i pajetë është gjetur Reols Hysneli, i njohur si “Alonso”.

27-vjeçari që u gjet i pajetë

Reols Hysneli, i njohur si “Alonso”. Reols Hysneli, i njohur si “Alonso”.

Një ditë pas ngjarjes 17-vjeçar shqiptar i shoqëruar nga avokati i tij është dorëzuar në polici, duke rrëfyer se kishte qëlluar me armë një person. Dyshohet se shkak i konfiktit mes dy bashkëkombasve dyshohet se është bërë prishja e pazareve të drogës.

27-vjeçari shqiptar Reols Hysneli u gjet i vrarë me plumb në kokë në afërsi të Holstentherme në Kaltenkirchen, rreth 40 km larg Hamburgut, pranë një pylli.

Foto nga vendi i ngjarjes

Vendi ku u gjet i pajete shqiptari Vendi ku u gjet i pajete shqiptari

Autoritetet gjermane kanë bashkëpunuar me familjarë të viktimës për të zbardhur më tepër detaje dhe për identifikimin, pasi 27-vjeçari nuk ka pasur dokumentet identifikuese. Dyshohet se të dy, si autori dhe viktima janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafikim droge, shkruan Bild.

Sakaq, pas ngjarjes janë arrestuar disa persona si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikim droge, kryesisht në Hamburg, por edhe në qytete të tjera të Gjermanisë.

Lexo edhe: Mosmarrëveshje për pazaret e drogës, 17-vjeçari shqiptar vret një person në Gjermani

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese