Të paktën 11 shtetas shqiptarë i janë bashkuar forcave ushtarake ukrainase në betejën kundër pushtimit rus.
Skuadra e përbërë nga shqiptarët është pjesë e “Legjionit të të huajve” një formacion më i madh ushtarak i bërbërë nga shtetas të huaj që kanë zgjedhur të luftojnë vullnetarisht për Ukraininë.
Një prej shqiptarëve që i është bashkuar luftës në Ukrainë është identifikuar si Emanuel Bazanji. Po ashtu, një tjetër shqiptar me emrin “Toni” është pjesë e Batalionit 131, që lufton për Ukrainën.
Ndërsa Europa ka njoftuar se do të trajnojë të paktën 30 mijë ushtarë ukrainas, dhe kanë dërguar mbi 200 tanke dhe armatime të rënda, ekziston mundësia për një kundërsulm të ashpër rus.
Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës tha ditën e djeshme se Rusia mund të dërgojë plot 500 mijë trupa, në 24 shkurt, dita kur bëhet plot një vit nga lufta në Ukrainë.