Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pjesë e klanit mafioz të drogës në Itali, ekstradohet nga Rinasi 29 vjeçari shqiptar Arbër Kojku

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Arbër Kojku, 29-vjeçari shqiptar i akuzuar për drogë, është ekstraduar drejt Italisë dhe është marrë në dorëzim nga autporitetet policore në aeroportin Fiumicino të Romës.

Arrestimi i 29-vjeçarit është bërë në muajin janar të këtij vitit nga forcat policore shqiptare pasi i riu  mundi t’i shpëtonte operacionit “Dy borë” nga policia italiane në shkurt të 2019. Në atë kohë në prangat e karabinierëve ranë 23 persona dhe u bë e mundur sekuestrimi i 126 kg marijuanë, 5 kg hashash e 300 gramë kokainë.

Nga hetimet e zhvilluara rezultoi se Arbër Kojku ishte roja e konteinerit ku magazinohej droga në një fermë në komunën e San Giuliano Terme.

Grupi kriminal shqiptar rezultoi të kishte kanalin e furnizimit për dy trafikantët me origjinë Napolitane që banonin në ishullin Elba, që i përkisnin familjes Tommaselli.  Kojku është dërguar drejt burgut të Perugia-s teksa hetimet vazhdojnë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar  pasi Gjykata e Livornos, Itali,  ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Ky shtetas në periudhën kohore 2017-2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka trafikuar për në Piza, Itali ,një sasi të madhe hashashi”, njoftoi Policia shqiptare pas arrestimit të tij, më janar 2021.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img