Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Pjesë e kartelit ndërkombëtar të trafikut të kokainës, Dubai s’pranon të ekstradojë Eldi Dizdarin drejt Italisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Eldi Dizdari alias Denis Matoshi pjesë e një grupi kriminal që vepronte për kartelin e drogës “Kompania Bello”, nuk do të ekstradohet drejt Italisë.

Eldi Dizdari është arrestuar në Dubai kohë më parë. Mediat e huaja bëjnë me dije se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë pranuar që Dizdari të ekstradohet drejt Italisë.

Së bashku me Dizdarin nuk është lejuar as ekstradimi i kriminelit të famshëm të Camorras, Rafaele Imperiale.

“Ministri i Drejtësisë Vincent Van Quickenborne nënshkroi një traktat ekstradimi në Abu Dhabi vitin e kaluar, por deri më tani ai nuk ka dhënë asnjë rezultat. Për shembull, ekstradimi i Nordin El Hajjioui (‘fat Nordin van den Dam’) i dyshuar për kontrabandë ndërkombëtare droge në vendin tonë u refuzua për arsye procedurale . Emiratet refuzuan gjithashtu të ekstradojnë bosët e mëdhenj të drogës si bosi i Camorra Rafaele Imperiale dhe mbreti i mafias shqiptare Denis Matoshi në Itali” thuhet në artikullin e “De Standaard”.

‘Kompania Bello’ u shkatërruar pas një hetimi 5 vjeçar nisur më 2015 pjesë e të cilit ishte edhe Eldi Dizdari, i cili u arrestua në Dubai me emrin e rremë Denis Matoshi dhe pritej që të ekstradohej në Itali. Gjatë operacionit u sekuestruan 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

Më shumë




spot_img








spot_img