Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pjesë e kartelit ndërkombëtar të kokainës bashkë me Eldi Dizdarin, ja kush janë 5 të arrestuarit në Shqipëri (EMRAT-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Eldi Dizdari

Gentjan Manaj, Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro, Rexhino Ibrahimi dhe Vladimir Lesaj. NEWSBOMB.AL mëson se këta janë personat e arrestuar sot nga Policia në Shqipëri, për llogari të autoriteteve italiane, si pjesë e një karteli të fuqishëm që importonte kokainë nga Ekuadori drejt shteteve europiane.

Operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar "LOS BLANCOS", është shtrirë në disa shtete, si Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Sipas Policisë, nga hetimet ka rezultuar se një shtetas shqiptar drejtonte një kompani të quajtur "KOMPANIA BELLO", që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Policia. Hetimet janë drejtuar nga prokurorët italianë dhe në total janë të gjitha këto shtete janë arrestuar 30 persona, mes tyre shumë shqiptarë.

Ndër të arrestuarit është dhe Eldi Dizdari, i cili konsiderohet si bosi shqiptar i kokainës, i përfshirë në vrasjen e ish-Bllokut dy vite më parë. Dizdari është arrestuar në Dubai, ndërsa dyshohet se është porositësi i sasisë prej 613 kg kokainë që u kap në Durrës, e fshehur në banane. Ai është kushëriri i Arbër Çekaj, pronar i kompanisë Arbri Garden në konteinerët e së cilës u kap kokaina.

Lexo edhe: Shkatërrohet karteli LOS BLANCOS, Policia: 30 të arrestuar në disa shtete

Lexo edhe: Kush është Eldi Dizdari, burri i miss-it Suada Sherifi

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll