Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Pjesë e grupit të “Keçit” dhe objekt i OFL-së, kush është 52-vjeçari që u arrestua në Shijak se dhunoi një 25-vjeçar (EMRI-FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person ka rënë në prangat e Policisë në Shijak sot dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi gjatë një sherri në Shijak, kanë goditur me sende të forta 25 vjeçarin Denis Gjeci dhe më pas kanë shtënë me armë në ajër.

Policia arrestoi në flagrancë Astrit Keçin, 52 vjeç dhe është bërë shpallja në kërkim e shtetasve Xhulio Keçi, 20 vjeç dhe Kleart Keçi, 22 vjeç, banues në Shijak, Durrës (me lidhje familjare).

Mirëpo Astrit Keçi është një person i njohur për autoritete shqiptare. Keçi i njohur si pjesë e bandës “Keçi” që operonte në Shijak me trafikim droge është vënë nën shënjestrën e OFL për të deklaruar pasurinë.

Ai ishte i dënuar nga Italia për trafikim të lëndëve narkotike.

“OFL i ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasit: Astrit Keçi., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, njoftonte OFL pak kohë më parë.

Njoftimi i policisë në lidhje me ngjarjen në Shijak:

Goditën me sende të forta një shtetas dhe qëlluan me armë zjarri në ajër duke prishur qetësinë publike, arrestohet njëri nga autorët, shpallen në kërkim dy të tjerët.

Gjithashtu arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar dhe shpallet në kërkim vëllai i tij, pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan shtetasin A. K., 52 vjeç dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasve Xh. K., 20 vjeç dhe K. K., 22 vjeç, banues në Shijak, Durrës (me lidhje familjare).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta shtetasin D. Gj., 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, Durrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup. Gjithashtu, këta shtetas, gjatë largimit nga vendngjarja dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri në Shijak, duke prishur qetësinë publike.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë dhe gjatë shoqërimit të personave që mund të kishin dijeni për ngjarjen e ndodhur, shtetasi F. Ç. ka kundërshtuar me dhunë forcat e Policisë. 

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ç., 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai tij, shtetasi A. Ç., 25 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasve A. K., Xh. K. dhe K. K., për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, si dhe në ngarkim të shtetasve F. Ç. dhe A. Ç., 25 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Më shumë

spot_img
spot_img