Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pjesë e grupit që trafikonte emigrantë sirianë, Policia e Dibrës arreston dhe dy të rinjtë nga Fushë Kruja (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Pjesë e grupit që trafikonte emigrantë sirianë, Policia e

Gazmend Kovaçi dhe Nezir Kocja janë dy të rinj që janë arrestuar nga Policia e Dibrës, pasi dyshohet se kanë lidhje me një grup që trafikonte emigrantë të paligjshëm, për t'i dërguar ata në vendet e BE.

këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, (dhe grupin e goditur në operacionin e zhvilluar më parë) i ofronin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve shtetasve me origjinë siriane, duke ndjekur Rrugën e Arbrit në drejtim të qytetit të Peshkopisë, me qëllim kalimin e tyre për në Kosovë Serbi dhe Hungari.  

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “SMUGGLING”.

Në kuadër të hetimeve të thelluara të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për dokumentimin e plotë  ligjor të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt fitmit, shtetasve të huaj, me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, rast ky i goditur gjatë operacionit  “SMUGGLING”, i zhvilluar më 25 shkurt 2022, është bërë i mundur identifikimi edhe i 2 personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Mbi bazën e  provave të grumbulluara nga hetimi, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me DVP Kukës, organizuan dhe finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “SMUGGLING”.    

Si rezultat i këtij operacioni janë kapur dhe ndaluar shtetasit Gazmend Kovaçi, 26 vjeç dhe Nezir Kocja, 28 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, (dhe grupin e goditur në operacionin e zhvilluar më parë,) i ofronin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve shtetasve me origjinë siriane, duke ndjekur Rrugën e Arbrit në drejtim të qytetit të Peshkopisë, me qëllim kalimin e tyre për në Kosovë Serbi dhe Hungari.  

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një dokument identifikimi i lëshuar nga një organizatë jofitimprurëse.  

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese