Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Pjesë e grupit që falsifikonte zhdoganimin e makinave në Portin e Durrësit, Operacionalja ndalon 32 vjeçarin në Durrës: Është dënuar me 2 vite burg

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Erdi Çena, i dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Durrësit dhe i shpallur në kërkim, është arrestuar nga Forca Operacionale në qytetin bregdetar. Ky shtetas është akuzuar dhe dënuar nga togat e zeza për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”.

“Forcat Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Erdi Çena, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 2 vite burg, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Çena ka qenë pjesë e grupit të doganierëve që falsifikonin zhdoganimin e makinave që mbërrinin në Portin e Durrësit nga shtetet e tjera. 20 zyrtarë u morën të pandehur nga Prokuroria dhe sot janë dënuar për të njëjtën vepër penale për të cilën është dënuar dhe Çena.

Më shumë

spot_img
spot_img