Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Pjesë e grupit që ekzekutoi dhe zhduku Jan Prengën, GJKKO ndryshon masën e sigurisë për dy prej të arrestuarëve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka ndryshuar sot masat e sigurisë për dy prej personave të arrestuar si pjesë e grupit Hajri, që ekzekutuan dhe zhdukën trupin e Jan Prengës, një vit mëë parë.

Mësohet se GJKKO ka ndryshuar masat e sigurisë për Leonard Hajrin dhe Olsi Turjan. Respektivisht i pari nga masa e sigurisë “Arrest me burg” kalon në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Po ashtu, dhe Olsi Turja nga “Arrest me burg” kalon në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, dy ditë më parë GJKKO ka marrë vendim lehtësues edhe për të akuzuarin tjetër si pjesë e grupit Hajri, Ardian Docaj, duke e lënë atë nga masa e sigurisë “Arrest me burg” në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se, Jan Prenga u rrëmbye më 17 janar 2020 pranë shtëpisë së tij në Kamëz dhe prej asaj dite trupi i tij nuk është gjetur. Nga pamjet e kompleksit “Golden” në Shijak ka dalë se Prenga është varrë fillimisht me armë zjarri dhe më pas trupi i tij është zhdukur.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img