Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Pjesë e grupimit “Për PD-në”, por Arben Ristani i del në krah Fatbardh Kadillit: Ka një platformë për ringritjen e PD-së, ja vlen ta votojmë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputeti Arben Ristani i ka dal në krah kandidatit për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli, për zgjehdjet që do të zhvillohen në 13 qershor. Ristani është pjesë e grupimit “Për PD-në”, që propozoi kandidaten Edith Harxhi, pro mesa duket ish-kryetari i KQZ-së ka vendosur të mbështesë Kadillin.

Në një postim në rrjetet sociale Ristani thotë se Kadilli ka një platform për ringritjen e Partisë Demokratike, ndërsa sulmon Bashën se është si Rama, pa program, pa vizion dhe pa përgjegjshmëri.

Sipas Ristanit, platforma e Kadillit ia vlen të shqyrtohet, debatohet, përmirësohet dhe në fund të votohet.

“Basha si Rama, pa program, pa vizion, pa pergjegjshmeri.

Sfidanti Kadilli, ka nje platforme per ringritjen e PD.

Ja vlen ta shqyrtojme, ta debatojme, ta permiresojme dhe sigurisht ta votojme”, shkruan Ristani.

Platforma e Fatbardh Kadillit, e shpalosur ditën e sotme para demokratëve:

NJË PD E PASTËR, E HAPUR, E BASHKUAR, FITUESE

Për një parti më të madhe se kryetari

1-Ndarja e rolit të Kryetarit nga administratori i Partise: Kryetari e udhëheq politikisht partinë për katër vjet. Mandati i kryetarit mbaron automatikisht me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve. Ai ose është Kryeministër, ose largohet.

2-Administrimi i Partisë do të drejtohet nga një këshill të urtësh që do të ketë mandat 6 vjeçar. Këshilli regjistron antarësinë, strukturat dhe drejton proceset zgjedhore në parti për forumet dhe kandidatët për Bashki dhe Parlament. 

3-Parimi ‘një anëtar, një votë’ për zgjedhjen e çdo kryetari, nga seksioni te Kryetari i partisë. Primaret për kandidatët për Bashki dhe Parlament, të paktën një vit përpara zgjedhjeve.

4-Struktura e partisë ndërtohet mbi bazën e garës elektorale. Çdo ZAZ do të ketë kryetar që zgjidhet me ‘një anëtar, një votë’ dhe që është deputeti i ardhshëm, ose në rast humbje, përfaqësuesi i popullit të atij territori.

Për një PD të Hapur dhe të Bashkuar

5-Struktura e partisë do të jetë elastike. Seksione, jo vetëm territoriale, por edhe mbi baza profesionesh, grupesh interesi dhe profilesh. Veç forumeve vertikale në territor, edhe forume horizontale.

6-Legjitimimi i fraksioneve: Çdo anëtar/e mund të krijojë ‘partinë’ e vet. Nuk të cakton askush kryetar. Merr iniciativën dhe krijo forumin tënd.

Për një PD më të madhe se Vetja

7- Jo më një Forum rinor i plakur, me gjuhë dhe sjellje të plakur, që shërben si dekor aktivitetesh partie dhe qëndron në paradhomën e partisë për t’u infektuar nga sëmundjet e politikës, por një forum që afron rininë, kauzat dhe shqetësimet e saj, aksionin dhe qëllimet e saj në parti. Një forum i epokës digjitale ku çdo i ri apo e re kontribuon me aksionin e vet me agjenden e vet, me idetë dhe nismën e vet.

8-Jo më një forum grash, pasionante të PD që çojne PD te Gratë. Por, një Lidhje Grash që sjellin shqetësimet, kauzat, interesat, projektet, nismat e grave në PD.

9-Një raport tërësisht i ri me median dhe aksionin qytetar. Shoqëria është shumë më pluraliste se politika. Shoqëria ka prodhuar shumë më tepër vlera se politika. Ky partneritet e bën PD më të madhe se vetja.

Për një PD fituese

10-PD do të ketë kauzat e reja që reflektojnë interesat e kësaj shoqërie plurale, dhe jo kauza ngushtësisht politike, apo vetëm me përfitim politik.

Frymezuese

PD që shnëdrrohet në lëvizje popullore, është ajo që frymëzon jo vetëm veten, jo vetëm mbështetësit por gjithë shoqërinë.

Një PD që ngrihet mbi tre kollona:

• Një forcë politike që ka lidhje të shkurtër dhe të pandërprerë me qytetarin, me shqetësimet dhe  interesin e qytetarit politik. Zgjimi i individit politik.

• Një forcë politike partnere e besushme që nuk zhgënjen. Një forcë politike që ndërton vetem mbi vlera, partneritetin me qytetarin, me shoqërinë civile, mediat, biznesin dhe partnerët strategjik që mbrojnë sigurinë dhe demokracinë në Shqipëri dhe orientimin Perëndimor.

• Një PD që riorganizohet duke garantuar hapësirë për cdo individ politik të shprehi talentin, ambicien, forcën, përfaqësimin dhe idetë politike, që garantojnë zhvillimin e kauzave politike nga cdo kush, zhvillimin e karrierës në mënyrë të papenguar nga burokracia politike.

Një PD e vërtetë

Një PD që manifeston në cdo gjë vlerat që promovon. Një PD që sillet dhe vepron në përputhje absolute me cfarë shpall. Një PD që ka të njëjtin standard si për vete ashtu dhe për kundërshtarët.

Një PD që ndahet nga cdo trashëgimi e keqe edhe e vetvetes

Detyra e PD është largimi nga pushteti i Ramës dhe i modelit të qeverisjes dhe politikës ku politika, media, biznesi dhe bota e nëndheshme janë shndërruar në një pushtet abuzues mbi qytetarin.

Ndryshoj PD që të Ndryshoj Shqipërinë

PD që une do drejtoj do luftojë për rishikimin e funksionimit të republikës sonë:

Rishikimi i ndarjes administrative sipas zërit të qytetarëve, sipas parimit të subsidiaritetit dhe sipas modeleve që u diskutuan në mënyrë të pavarur nga axhenda e pushtetit dhe i formatuar në një propozim alternativ nga shoqata e komunave;

Rishikimi i Kodit Zgjedhor për të garantuar përfaqësim dhe stabilitet qeverisës;

Plotësimi i organeve të drejtësisë për një drejtësi eficiente. Demokracia dhe Liria amerikane që është modeli im, nuk u mbrojt nga politika por u mbrojt nga gjykatat dhe sistemi i drejtësisë;

Forcimi i demokracisë direkte – referendumi mjet i vullnetit të popullit; referendumi lokal ushtrimi i demokracise dhe perfshirjes;

Rishikimi i kushtetutës, ose ribërja e saj për të rivendosur në balancë institucionet e kuvendit, qeverisë dhe presidentit;


Më shumë

spot_img
spot_img